Situata në bujqësi ka qenë pjesë e debatit sot në parlament. Deputeti Erion Braçe kërkoi interpelancë me ministren e Bujqësisë Frida Krifca për situatën në Lushnje dhe Divjakë me fermerët për subvencionim dhe gjendjen e grumbullimit, ku sipas deputetit, po zhvaten nga biznesmenët.
Deputeti socialist i përmendi me emra, firmat që sipas tij u marrin shumë lirë produktin dhe e shesin brenda ditës disa herë më shtrenjtë. Ai tha se karteli po bën një lojë të ndyrë duke mos grumbulluar për disa ditë shalqi, që çmimi të bjerë dhe pastaj e shesin në Kosovë dhe vende të tjera më shtrenjtë.
“Tomatoal, Romir shpk, LB Fruit, Eno, Agro Divjaka dhe Doni Fruit e marrin me 8-9 lekë shalqirin dhe e shesin me 40 lekë fitim më shumë. Gazmir Kavaja dhe të tjerë po vazhdojnë ta bëjnë lojën” tha ai.
“Unë nuk e kuptoj se duhet të bërtasim, të bërtasim dhe thërrasim, kur unë jam vetëm një hap larg. Në lidhje me përmbajtjen e fjalës, nuk mund të më kushtëzoni se çfarë duhet të shprehem.
Nuk jam dakord me përmendjen e emrave të subjekteve. Tregu është i lirë. Çmimi përcaktohet nga kërkesa dhe oferta dhe nuk është detyra e shtetit të ndërhyjë” u përgjigj Frida Kricfa.
Erion Braçe i tha ministres së e ngrenë zërin se nesër do të shkojë të kërkojë vota. “Nëse nuk i dëgjoni ju të bërtiturat e tyre, do të bërtas unë, se unë do të kërkoj vota atje, dhe unë nuk kërkoj vota pa fytyrë, por me fytyrë” tha Braçe.









