-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debat për Rrugën e Arbrit në Kuvend, Mziu: Gjoka, miku i ministres, i dha 5 herë më shumë

Kryesoret

Parlamenti i Shqipërisë u përfshi sot nga debati mes ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku dhe deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, pasi ky i fundit e thirri në interpelancë për ecurinë e punimeve në Rrugën e Arbrit.

Xhelal Mziu u shpreh se nuk ka përfunduar as gjysma e rrugës së Arbrit dhe se sipas tij, pjesa që sipas qeverisë është mbyllur nuk i plotëson standardet.

Ai vijoi më tej duke akuzuar se firma që po e ndërton rrugën, “Gjoka” është miku i ministres dhe se po u kushton shqiptarëve 5.5 herë më shumë se katër vite më parë.

“Kam disa dokumente dhe ashtu si ishte futur thellë në bodrumet e Gjokës unë u futa në website e Gjokës nga ku doli që rruga e përfunduar dhe tregon edhe asfaltin e hedhur.

Ju ministre, unë merrem me ministrinë sepse duhet të bëjë transparencë. Ju sugjeroj të futeni dhe ta kontrolloni.

Në kohën e PD ka kushtuar 70 mln euro gjysma e rrugës. Po çfarë standardi ka kjo rrugë që do të kushtojë 5.5 herë më shumë se katër vite.

Është Gjoka miku i ministres, që nga 2018 i është dhënë vlera dhe po kjo vlerë brenda tri vitesh do të likuidohej” tha ai.

“Ato që i keni lënë rrugëve, unë i mbyll për 12 muaj. Viti im i punës është ai që është. Ne çohemi në mëngjes, dalim votohemi.

E dinë atë që të duhet të votojnë. Zoti Mziu bëri thirrje në Dibër; votoni Edi Ramën. Ju nuk shpikni dot gjë, se merrni dhe thëniet tona; rrugët po i lini rrugëve”, tha Balluku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit