Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot në Kuvend se nuk ndan të njëjtin mendim me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja për hartën e re gjyqësore, që ka çuar prej një muaji avokatët në bojkot.
“Kjo drejtësia e re, që po mundohemi të instalojmë, natyrisht ka periudhën e vet të tranzicionit, pjesë është edhe harta e re gjyqësore që unë me ministrin e Drejtësisë ndonjëherë nuk ndajmë të njëjtin mendim, por janë të gjitha sfida të një sistemi të ri që po formatohet” tha ai.









