-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ua dhashë lejen”, Veliaj për protestën: Njerëzit të shikojnë se nga kush kanë shpëtuar

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestën e sotme të PD-së, duke theksuar se shqiptarët do të kujtohen se kush i ka qeverisur dhe nga çfarë njerëzish kanë shpëtuar.

Ai tha se e firmosi menjëherë kërkesën e opozitës për leje për të protestuar.

“Kur më pyetën, kryetar a do t’i japim leje Saliut për të protestuar? Për një sekondë mendova se Tirana ka nevojë të kujtojë se nga kush kemi shpëtuar, ka nevojë t’i shohë në shesh, ka nevojë të shohë Nard Ndokën – se mund të ishte ai Ministri i Shëndetësisë; ka nevojë të shohë Fatmir Mediun, se mund të ishte ai në vend të Niko Peleshit e të na hidhe në erë këtu. Ndaj u thashë se lejen duhet t’ia japim menjëherë sepse njerëzit kanë nevojë të kujtohen se nga çfarë kanë shpëtuar, se kush ka qeverisur këtë vend dhe në çfarë derexheje do të ishim sikur tërmeti dhe pandemia të ishte në duart e tyre. Duhet që njerëzve t’u freskohet kujtesa, të kujtojnë në çfarë mysybeti kemi qenë dhe sa larg kemi ecur me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste”, deklaroi Veliaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit