Kreshnik Osmani e gjeti portofolin.
24 orë pasi e humbi në protestën e Sali Berishës, Osmani që ishte edhe njëri mes personave që foli në podium, shkruan se policia e ka njoftuar se portofolin e tij e kanë dorëzuar.
Përpos mirënjohjes, Osmani ka një përgjigje edhe për ata që akuzuan se opozitarët vjedhin njëri tjetrin.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/07/oSMKANI.jpg)
“Mirënjohje! Policia e Shtetit sapo më telefonoi dhe më tregoi se portofoli im është tashmë në posedimin e tyre dhe më kërkuan të shkoj dhe ta marr. Qytetarët opozitarë që e kanë gjetur e kanë dorëzuar në Polici.
Të gjithë drogaxhinjtë port-haliste kalemxhinj, që kanë dashur të bëjnë pis festivalin e Demokarcisë një natë më parë, duke ironizuar se populli opozitar vjedhin njëri-tjetrin, tashmë duhet të kafshojnë gishtërinjtë me të cilat shkruajnë në tastierë sepse ata qe e kane gjetur e kane dorezuar ne Polici!
Nje popull qe nuk e mban ne xhep dicka qe nuk eshte e tij, ne keto kohera sketerre qe jetojme, eshte plotesisht i gatshem per lirine. Faleminderit qytetarit, Faleminderit Policisë së Shtetit” shkruan ai.