-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kastriot Myftaraj dhe pyetja e 22-të!

Kryesoret

Nga Mehmet Elezi

E mbylli jetën gjashtëdhjetë vjeç.

Sa Xhemal Kashogi (Jamal Khashoggi), që e bënë pluhur në Stamboll, në konsullatën e vendit të vet. Të vendit ku një princ i zotëron të gjitha pushtetet.

Nuk njiheshim. S’e kisha ndjekur në televizion. Herë pas here i kisha lexuar ndonjë shkrim rastësisht, kaq.

Vetëvrasje?

Ylli Manjani shkroi se Myftaraj paskesh qenë i paditur në gjyq nga Edi Rama. Dhe Kastrioti i vetmuar po kërkonte avokat. Një jurist të zotë, me e mbrojtë përballë kryeministrit. Përballë princit që i ka në dorë të gjitha pushtetet. Një jurist që të ketë edhe përmasat e intelektualit luftarak.

Vetëvrasje?

Dihet: i dole në rrugë Edi Ramës, qorrfermani ka dorë të rëndë. I çon gazetarët “për riedukim”. Për një llaf goje. Për një pyetje.

Ata që e kanë lexuar, thonë se z. Myftaraj qe kontravers. Por nuk merrte porosi nga tepsia. Porositë i merrte nga mendja e vet. Nuk mbante kënd me hatër. Me hatër mbante lirinë e fjalës. Edhe kur kishte, edhe kur s’kishte të drejtë për çka thoshte.

Vetëvrasja e tij të kujton rrëzimin e hoxhës nga minarja.

Ra vetë, thanë. Iu morën mendtë.

Përnjëmend ra vetë?

Po, vetë. Unë i dhashë vetëm një shtyme të vogël.

Një profesor i kriminalistikës shtroi në media njëzet e një pyetje për ngjarjen.

Do të zbardhen përgjigjet?

Zotit Myftaraj po i “merreshin mendtë” prej sëmundjes së rëndë.  

Mund të ketë shërbyer padia e kryeministrit të krejt pushteteve si ajo “e shtymja e vogël” për hoxhën?

Kjo është pyetja e 22-të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit