Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje që kryetarët e degëve duhet të dalin dhe të bashkëbisedojnë me komunitetin, pasi është domosdoshmëri.
Berisha theksoi se SPAK është bërë kapak i aferave të kësaj qeverie dhe se ka ardhur momenti që populli nuk do presë më por do ketë përballje.
“Të ulemi dhe të bashkëbisedojmë me komunitetin. Të bashkëbisedojmë me qytetarët. Kalimi ynë në komunitet është i domosdoshëm. Nuk është kjo betejë për pushtet. Kjo është betejë për drejtat e qytetarëve. Ne do të bëjmë gjithçka që qytetarët të votojnë të lirë. Ky duhet të ikë. E ka kthyer vjedhjen në monstruozitet. Pse duhet të jenë në Kosovë çmimet 30-40% më lirë, po se kështu?
Sepse Kosova nuk i vjedh qytetarët e vetë. Taton naftën 1.1 euro për litër që nuk e bën askush në botë dhe padiskutim ka interesa të tij të padiskutueshme. Duhet të flasim me komunitetin. Sa të vijnë, tre tre, pesë pesë, shtatë shtatë, të flasim me ta. A mund të vazhdojmë kështu? Jo nuk mund të vazhdojmë më. Protesta filloj dhe nuk ndalet më. Kjo qeveri duhet të ikë.
S’mund ta mbrojë më SPAK këtë qeveri , jo jo do të përballet me popullin, Dhe të shpjegoni se SPAK është bërë kapaku i tyre. SPAK ka 6 muaj që është bërë publike dhe Erion Veliaj merr 80 mijë euro në ditë me bandën e tij në kërkim. Po ja jep sepse ata kanë në thes Edi Ramën, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçin. Ata tallen me ne, por a do të lejojmë ne të tallen ata akoma me ne, jo. Këtu drejtësia po përdoret për të vënë kapak”, tha Berisha.