-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është djali i bosit shqiptar të drogës që u arrestua në Bosnje

Kryesoret

Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit është arrestuar të martën nga Njësia Speciale e Bosnje dhe Hercegovinës, në një aksion të madh kundër krimit.

Babai i Elvisit, biznesmeni nga Peja ishte i përfshirë në një sërë veprash kriminale bashkë me djemtë e tij.

Elvisi është djali i madh i Naserit, i cili së bashku me vëllezërit e tij Liridon dhe Besnikun, janë në listën e anëtarëve të karteleve kriminale nga Meksika dhe Amerika Latine, raportojnë mediat e rajonit.

Probleme me ligjin Elvisi ka pasur edhe në të kaluarën, në vitin 2010 ishte akuzuar për vrasje. E kishte pranuar fajësinë pasi një prokuror i EULEX-it ia kishte ndryshuar cilësimin juridik veprës nga vrasje e rëndë në tentativë që është e dënueshme minimumi 10 vjet burgim, në vrasje në tentativë.

Ai ishte arrestua edhe në Beograd në vitin 2017 për dhunë në familje dhe armë pa leje. Elvisi u denoncua në polici nga e dashura e tij.

Bashkë me babain dhe dy vëllezërit e tij janë të përfshirë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si trafikues ndërkombëtar të drogës.

Po ashtu Elvis Kelmendi ishte shfaqur në publik në vitin 2019, ku përmes një video inçizimi kishte kërcënuar Demë Elshanin, me familjen e të cilit janë në hasmëri që 21 vite.

Ai ishte në kërkim nga Policia e Kosovës, madje për këtë PK kishte kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për çdo informacion rreth vendndodhjes së tij.

Familja Kelmendi njihet për zotërim të madh të pasurisë, ata cilësohen si “bosët e drogës”, të kërkuar nga njësitet policore në disa vende të Ballkanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit