Pas pak minutash pritet që të nisë protesta e avokatëve përpara KLGJ-së kundër hartës së re gjyqësore.
Dhoma e Avokatisë kundërshton miratimin e hartës së re që shkurton gjykatat në mënyrë drastike dhe lë vetëm një Apel në Tiranë për të gjithë vendin.
Por qeveria është e vendosur për ta miratuar. Avokatët vijojnë prej një muaji bojkotin e gjyqeve.