Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci janë arrestuar natën e kaluar në shtetin fqinj, Greqi, për shkak të përfshirjes në një konflikt me armë në janar.
Mësohet se të arrestuarit kanë qenë të përfshirë në vrasjen e komisarit Artan Cuku në 2017, në rrugën e Kosovarëve.
Policia ka njoftuar se u arrestuan autorët e ngjarjes së rëndë ndodhur në zonën e Vulës, ku gjatë një konflikti për larje hesapesh mes dy grupeve shqiptarësh jashtë një furre buke në rrugën “Ermou”, u plagosen me armë 3 persona, ndërsa 2 të tjerë me sende të forta.
Dy nga autorët, një 42 vjeç dhe një shtetas 34 vjeç, tw cilët janë nga Shqipëria, u arrestuan mëngjesin e djeshëm, ndërsa një tjetër autor, 35 vjeç, ndodhet tashmë në Qendrën e Paraburgimit. Për sa më sipër janë të bashkëakuzuar edhe dy persona të tjerë.
Nga hetimet e kryera, 42-vjeçari u gjet dhe u sekuestrua: pistoletë me fole silenciatori dhe karikator me 14 fishekë në dhomën e tij, 132 fishekë, 3 karikatorë, istolete, 2 thika, sëpatë, Pajisja e interferencës së sinjalit elektronik (bllokues GPS), detektor i pajisjes elektronike – gjurmimi i gabimeve, Jelek antiplumb, dioptri me armë të gjata, 2 wireless portative, tabletë, 6 celularë,3 pako lidhje telefonike, mjeti në pronësi të tij, i cili është përdorur për kryerjen e veprimeve të mësipërme, shuma prej 10.750 euro
Ndërkohë, në posedim të 34-vjeçarit të arrestuar janë sekuestruar: thikë, celular, Taksi D.X.E, të arrestuarit me dosjen e ngritur ndaj tyre do të dërgohen në Prokurorinë Penale të Athinës.