-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E kaluara e errët e dy shqiptarëve në Greqi, zbardhet biseda para sulmit të përgjakshëm

Kryesoret

Mediat greke kanë zbardhur dosjen e ngjarjes që ndodhi në janar të vitit 2021, në lidhje me të shkuarën kriminale të Kristaq Lecit dhe Bledar Jambellit, që u arrestuan tre ditë parë në Athinëku u përfshi mafia shqiptare.

Ata ishin të dy të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për porositjen e vrasjes së Komisarit Artan Cuku në vitin 2017.

Në ngjarje u përfshi edhe 34-vjeçari shqiptar Kristaq Leci, në bisedën telefonike të të cilit dëgjohet që i thotë një personi të panjohur se një bashkatdhetar i tij kishte qëllim t’i zhvaste 5 mijë euro. Në rast se nuk do ia kthente i thoshte se do e godiste me thikë. “Do ta ther me thikë, do t’i q* motrën”, dëgjohet në një bisedë telefonike.

Si ndodhi ngjarja

Pasditen e 22 janarit, shqiptari 42-vjeçar Bledar Jambelli  që kishte 13 mbiemra dhe 10 emra,  së bashku me Marsel Bashimin, 35-vjecarin shqiptar me tre mbiemra dhe bashkatdhetarin e tyre 34 vjecar Kristaq Leci e 2 persona të tjerë iu bashkuan grupit dhe kishin qëllim të takoheshin me dy shqiptarë në një furrë buke në Vula për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre që lidheshin me paratë.

Dy viktimat shqiptare po udhëtonin me automjet shkuan në furrën e bukës për tu takuar me Jambellin. Ata po shoqëroheshin nga tre të huaj dhe tre grekë, të cilët i ndiqnin duke lëvizur me tre automjete. Vetëm dy shqiptarët zbritën nga automjetet për tu takuar me grupin tjetër.

Jambelli dhe Leci ishin të armatosur, lanë makinat e tyre pranë furrës së bukës dhe morën taksi për të shkuar në takim. Sapo u takuan me palën tjetër, u ulën në një tavolinë jashtë furrës së bukës.

Mbështetësit e grupit me grekë dhe shqiptarë qëndruan në pjesë të ndryshme jashtë furrës. Rreth orës 17:30 nisi përplasja që mund të përfundonte në vrasje. Gjithçka nisi pasi Leci goditi me grusht kundërshtarin.

Viktima e kuptoi se ishin të armatosur dhe tentoi të ndërhynte për të ndaluar 34-vjeçarin duke e përqafuar. Kjo nuk ndali asgjë. Sulmuesi nxori thikën dhe nisi ta godiste.

Ata e kuptuan se gjithçka do të përfundonte keq dhe nxorrën sendet e forta që kishin fshehur në trup për të goditur kundërshtarët. Por në atë moment ka ndërhyrë grupi dhe nisën të godisnin dy shqiptarët derisa u nxorën armët.

Nga të shtënat e Lecit, kapi plumbi njërin prej shqiptarëve, i cili u fut menjëherë në dyqan për t’u fshehur. Nga përleshja, Leci goditi me thikë edhe shqiptarin e dytë. Të dy grupet u përfshinë në konflikt duke sulmuar njëri-tjetrin me thika e duke gjuajtur me karrige.

Pas skenës së përgjakshme, dy persona hipën në taksi dhe u larguan, i treti u arratis në këmbë me dy autorët e panjohur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit