-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama shtyn për në vjeshtë amnistinë fiskale

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të mos e miratojë këtë sesion parlamentar ligjin e amnistisë fiskale. Lajmin e njoftoi zv/ kryeministri Ahmetaj në konsultimin publik që ministria e Financave bëri sot. Ai tha se Edi Rama kërkoi më shumë konsultime për këtë cështje.

Menduam ta kalonim në korrik. Kryeministri nguli këmbë për më shumë konsultime për të përfituar sa më shumë informacion dhe ide dhe ndërkohë që përfitojmë ide dhe opinione, ndajmë edhe më shumë informacione me publikon” tha ai.

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka prezantuar sot edhe njeherë të gjitha detajet e kësaj amnistie fiskale.

Kush përjashtohet nga amnistia?

Parimet janë; Deklarimi vullnetar. Në rastin konkret tatimi i posaçëm, përjashtohen zyrtarët e lartë, të mesëm, të sotëm dhe dikurshëm, politikanët dhe familjarët e tyre. Ajo boloria e fjalëve që qarkullon vetëm për ta kontaminuar, të gjithë ata janë të përjashtuar.

Përjashtohen individët me rekorde kriminale dhe subjektet e OFL-së, verifikuar dhe pa verifikuar. Asnjë nga pasuritë e vetëdeklarauara nuk do të mund të trajtohet jashtë Shqipërisë për pesë vite” tha ai.

Te pasuritë që mund të amnistohen nuk futen vetëm shuma në të holla, por edhe sende me vlerë. Ahmetaj sqaroi edhe njëherë se “tatimi është 7% në katërt muajt e parë dhe kjo ka të bëjë edhe me urgjencën për të parë ato pasuri, që i takon buxhetit dhe ekonomisë. 10% në pesë muajt e dytë” tha ai.

Zv/ kryeministri, referuar kritikave nga partnerët tha se ndryshe nga drafti i parë, në versionin e fundit ka disa ndryshme, mes tyre “nga deklarimi pa kufi, në deri në 2 milionë jo individi por familja brenda certifikatës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit