-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blinken: Çast kyç për Evropën, mbështesim integrimin e Shqipërisë

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter, ka përshëndetur vendimin e Parlamentit maqedonas për të kaluar propozimin francez në zgjidhjen e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas Blinken, tashmë Evropa është përballë një çasti kyç për të ardhmen dhe Washingtoni, e mbështet tërësisht integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në strukturat evropiane, duke mbajtur që javën e ardhshme konferencën e parë ndërqeveritare.

“SHBA-të e mirëpresin vendimin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut për të avancuar me rrugëtimin evropian, në linjë me vlerat dhe aspiratat e qytetarëve të saj”, shkruan kryediplomati amerikan. “E mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, teksa ato shtyjnë përpara në procesin e pranimit në BE”.

Parlamenti maqedonas e kaloi propozimin francez me 68 vota pro, duke i hapur kështu rrugë bisedimeve edhe për Tiranën.

Gjithsesi, opozita me në krye partinë VMRO-DPMNE, është kategorikisht kundër kalimit të këtij propozimi dhe protestat në Shkup jashtë godinës së Kuvendit vijojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit