Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani është shprehur se pavarësisht diskutimeve të thelluar dhe nervozizmit, ka ardhur koha që qytetarët e RMV të kenë një të ardhme në BE.
“Ndoshta konsultimi më i gjerë për çdo temë ndonjëherë. Nuk kanë qenë të lehta, as të thjeshta, kanë krijuar edhe reagime emocionale dhe e pranoj që herë pas here na kanë krijuar nervozizëm, të cilët janë të porositur që të mos na mposhtin emocionet. Pavarësisht se sa na pëlqyen apo jo, sado dhimbje koke që na shkaktuan, megjithatë këto konsultime të gjera ishin produktive dhe krijuan linja të qarta kujdesi, nëse doni udhëzime se ku dhe si të vazhdohet me integrimet evropiane. “Të gjitha shqetësimet i pranoj si një shpërthim autentik të maturisë, të cilat përmes konkluzioneve në Kuvend tani bëhen obligim për Qeverinë, për mua dhe për gjithë ekipin negociator”, shkruan Osmani.
Ai shton se e kanë kuptuar mesazhin dhe ne jemi të gatshëm t’u përgjigjemi të gjitha sfidave.