Katër dyshohet të kenë qenë autorët e atentatit në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë këtë të dielë Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj.
Pas shuarjes së plotë të zjarrit në makinën e dyshuar të përdorur nga autorët për atentatin e Fushë-Krujës, janë gjetur në brendësi të mjetit tre armë zjarri automatike. Targa e mjetit del e vjedhur e kallëzuar si e vjedhur në Tiranë këtë vit.
Sapo Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj janë futur në mbikalimin e Fushë-Krujës, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash.
Në vendngjarje janë sekuestruar mbi 50 gëzhoja armësh automatike.