-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blerja e re e Berishës dhe kërkesa në “lutje” për Ramën

Kryesoret

Endri Çeno, i riu i diplomuar në drejtësi është emëruar nga Sali Berisha si Sekretar për Marrëdhënien Ndërkombëtare gjatë konferencës për mediat.

Sali Berisha po ashtu është shprehur dhe për konferencën e parë të qeverisë shqiptare me komisionin e BE-së.

“Ky akt do të shënojë hapjen e negociatave, në emër të PD-së shpreh mirënjohjen më të thellë, për vendimin e tyre miqësor ndaj Shqipërisë.

Po ashtu unë siguroj BE dhe vendet anëtare, se PD në opozitë do të mbështesë çdo në formë të nevojshme për integrimin në BE. Jam këtu për ti kërkua Ramës, që në përgjigje të këtij vendimi nga BE, të mos guxojë të provokojë partnerët dhe të heqë dorë nga ligji i amnistisë,” është shprehur ai.

Nga ana tjetër ish-kryeministri ka shtuar se vendet anëtare do i informojmë për çdo emër që të përndjekin edhe atje nëse kanë eventualisht veprimtari, në vendet e tyre.

“Si përfundim, shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj BE-së dhe vendeve anëtare dhe konsideroj turp qëndrimin bukëshkalë të Edi Ramës nëse ai nuk tërhiqet nga legalizimi i parave që ka grumbulluar mafia shqiptare jashtë dhe brenda vendit,” ka përfunduar ai konferencën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit