-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një muaj paraburgim për personin që sulmoi policët në Kosovë

Kryesoret

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka marrë vendim që të caktoj 30 ditë paraburgim për A.D. i cili dyshohet për tre vepra penale, ‘vrasje në tentativë’, ‘kalim i paautroizuar i kufirit’ dhe ‘kontrabandim i mallrave’.

Bazuar në kërkesën e prokurorisë, i dyshuari A.D të shtunën në fshatin Llazhinë të komunës së Leposaviqit, ka rrezikuar jetën e katër zyrtarëve policorë, duke mospërfillur urdhërata e policisë për të ndaluar kamionin në një pikë kontrolli.

I dyshuari gjatë ikjes me kamion në të cilin kishte kryesisht pije të kontrabanduara nga Serbia, ka goditur dy herë automjetin e policisë, ku si pasojë e goditjeve zyrtarët policorë kanë marrë lëndime trupore.

Policët pasi arrijnë ta ndalin kamionin në fjalë, i dyshuari provon të ikë këmbë drejt malit, mirëpo pa sukses sepse arrestohet nga policia.

Ndërsa, avokati i të dyshuarit, Nebojsha Vllajiç, në një prononcim për agjencinë e lajmeve KosovaPress ka thënë deklaratat e politikaneve rreth këtij procesi nuk i kontribuojnë drejtësisë.

“Dhënia e deklaratave nga ana e politikanëve në Kosovë rreth këtij gjykimi se kush duhet të qëndrojë në paraburgim dhe kush jo, si dhe paragjykimi që në fillim, asesi nuk i kontribuon këtij procesi dhe bënë presion si në prokurori, ashtu edhe në gjykatë se si duhet të sillen në këtë proces”, ka thënë Vllajiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit