-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ballkani i Hapur, Enver Hoxhaj: Kosova duhet të jetë pjesë e saj me simbole shtetërore

Kryesoret

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës thotë për Balkan Insight se ai do të favorizonte pjesëmarrjen e Kosovës në nismën e Ballkanit të Hapur, në një nismë e cila mund të jetë jopopullore në disa qarqe, duke pasur parasysh rezistencën e qeverisë së Kosovës dhe hezitimin e partive opozitare për nismën rajonale të tregtisë së lirë të nisur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, me Malin e Zi në prag të bashkimit me to.

“Ballkani i Hapur është një organ joformal i vendeve që mund të bashkëpunojnë ose të mos bashkëpunojnë për çështje të caktuara. Nuk ka Sekretariat, statut dhe asnjë procedurë. Është më shumë pasojë e dështimit të Bashkimit Evropian për të shtyrë përpara zgjerimin në rajon”, thotë ai.

Sipas mendimit të tij, kryeministri Kurti nuk po udhëheq një politikë të mirëmenduar rajonale duke vepruar në kundërshtim me atë që paraardhësi i tij nënshkroi në një marrëveshje në Uashington nën kujdesin e presidentit amerikan Donald Trump në shtator 2020, kur Kosova u zotua fillimisht t’i bashkohej nismës e quajtur “Mini-Shengen”.

“Nëse do të isha në pozicionin [për ta bërë këtë], do të dëshiroja të merrja pjesë

dhe të përballesha me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, vende që e kanë njohur Kosovën, me dilemën se si do të uleshim të gjithë në tavolinë: me flamuj, etiketa emrash apo çfarë. Kjo do të krijonte një momentum të ri për Kosovën për të ndjekur një politikë gjithëpërfshirëse rajonale dhe do të tregonte se ne nuk jemi problemi, por problemi është te Serbia”, thotë Hoxhaj.

“Ajo që po dëgjoj nga kryeministri Kurti dhe rrethi i tij deri më tani është një narrativë e populizmit që e detyron vendin të jetojë në të kaluarën”, shtoi ai.

“Kurti dhe qeveria e tij, me politikën rajonale që po ndjekin, po e dëmtojnë Kosovën në skenën ndërkombëtare dhe ne po paguajmë një çmim të lartë. Po kalojmë një periudhë izolimi”, thotë ai.

Sipas Hoxhajt, harta politike e Ballkanit nuk mund të ribëhet.

“Kufijtë, sovranitetet dhe shtetet janë entitete të përhershme dhe askush nuk mund ta kthejë orën e historisë prapa dhe, sipas meje, Serbia bën një gabim të madh nëse e lexon shpalljen e pavarësisë së Kosovës si vetëm një kapitull të ri në konfrontimin mes serbëve dhe shqiptarëve. thotë ai.

“Kosova dhe i gjithë Ballkani Perëndimor janë me fat që janë pjesë e një gjeografie të re evropiane në të cilën jemi brenda zonës së sigurisë dhe stabilitetit të NATO-s dhe BE-së. Kjo zonë fillon nga Balltiku dhe shkon deri në Poloni, Hungari, Rumani, Bullgari dhe Greqi dhe është një zonë ku paqja është e përhershme dhe lufta është e paimagjinueshme”, përfundoi ai./BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit