Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në zyrën e tij ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Masic. Këtë e ka bërë të ditur vet Berisha në një postim në Facebook.
Ai ka treguar se me Mesic ka diskutuar për problematikat e Shqipërisë dhe rrugën që ka përpara për të qenë pjesë e BE-së.
Postimi i Berishës
Takim me mikun e shquar të kombit shqiptar dhe mikun tim të hershëm, ish-Presidentin e Kroacisë, Z. Stjepan Mesić.
Në këtë takim diskutuam për situatën e vështirë që po kalon vendi ynë por edhe shpresat për ndryshimin dhe të ardhmen.
Po keshtu, diskutuam për zhvillimet në rajon dhe Europë.
Presidenti Mesić më uroi së bashku me Partinë Demokratike në misionin tonë dhe shprehu bindjen se ne do ta përmbushim këtë mision.
Në takim ishte prezent edhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Z. Muharrem Salihu, i cili më dhuroi librin e tij kushtuar Etnografisë së Medvegjes e kostumeve të trojeve të tjera shqiptare.
Po kështu, në takim ishte veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar në Kroaci, z. Idris Sulejmani.