Një shqiptar u ekzekutua në Belgjikë. Ngjarja ndodhi në Diksmuide.
Viktima është Ilir S. 28-vjeç. Mediat belge raportojnë se deri tani i dyshuari kryesor që është arrestuar është vjehrri i tij, Stephane V. 54-vjeç.
Ai mohoi të ketë qëlluar, por për hetuesit është njeriu kryesor i dyshuar deri në daljen e rezultateve të analizave dhe gjurmëve të barutit.
Vjehrri rezulton se kishte pasur një debat me dhëndrin e tij pikërisht në vendin ku u gjet i vrarë.