Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në aksin Milot – Lezhë, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.
Si pasojë dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Në vend ngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca për tu dhënë ndihmën e parë të lënduarve.