-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha brenda? Basha dakord me listën e zezë të Britanisë

Kryesoret

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha postoi në rrjetet sociale një pjesë nga fjala e Stuart Peach, i cili është i dërguari special i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor dhe që dje njoftoi listën e zezë që Londra ka hartuar dhe brenda së cilës janë edhe politikanë shqiptarë. Basha e mbështet këtë nismë.

“Mbështetja që disa personazhe publike marrin nga kriminelët në këmbim të korrupsionit të tyre mbyt zërin e popullit shqiptar.

Siç tregon raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, blerja e votave dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdojnë të jetë një problem madhor në politikën shqiptare.

Për sa kohë që politikanët janë në gjendje të punojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe frikësuar votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë.

Tani nevojiten ndryshime të mëtejshme dhe reforma zgjedhore” janë fjalët e Stuart Peach, që postoi Lulzim Basha.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkoi më tej se Stuart Peach, kur tha dje në Kuvend se Sali Berisha është në listën e zezë së Britanisë pas SHBA-së. Ambasadorja amerikane reagoi disa orë më pas duke thënë se e “mirëpresin vendimin për sanksione nga Britania”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit