-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Media austriake: Vetëm 14% e qytetarëve janë pro anëtarësimit të Shqipërisë

Kryesoret

Megjithëse Bashkimi Evropian para pak ditësh hapi negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shumica e evropianëve shprehen kundër zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Një ndër popujt që kanë dalë hapur kundër zgjerimit janë austriakët. Edhe pse qeveria austriake e kancelarit Federal Karl Nehammer e mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane, qytetarët austriakë nuk mendojnë kështu.

Sipas medias austriake, Die Presse pavarësisht sondazheve dhe mendimit të qytetarëve, qeveria e Vjenës ka mbajtur një vijë pro anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Nga ana tjetër, hapja e negociatave me dy vendet, nuk e ka ndryshuar qasjen e austriakëve ndaj Shkupit dhe Tiranës. Sipas një sondazhi nga Gesellschaft für Europapolitik (ÖGfE) i publikuar këtë muaj vetëm 20 për qind janë në favor të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE, nga 26 për qind që ishte në prill.

Media austriake shkuan më tej se kur shkohet në rastin e Shqipërisë, rënia është edhe më e madhe ku nga 35 ka përfunduar në 14 për qind të mbështetjes për anëtarësim.

“Pra, një shumicë e qartë kundërshton zgjerimin e BE-së, ndaj dy vendeve, negociatat me të cilat kanë pasur vonesa të gjata dhe u bë e mundur që të hapen tani së fundmi”, shkruan Die Presse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit