-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alarmi për bombë doli fals! Vazhdon koncerti në Kosovë-VIDEO

Kryesoret

Një alarm për bombë ka bërë që koncerti ku po performon Ramë Lahaj në Prishtinë të shtyhet për disa minuta. Koncerti, që po mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, pas disa minutave ka vazhduar. Të pranishmit u detyruan që të dilnin jashtë deri sa policia kontrolloi vendin. Rron Gjinovci ka treguar në një status në Facebook se koncerti ka vazhduar.

“Kërcënim me bombë! Rikthimi në sallë mas kontrollës së policisë, Ramë Rame Lahaj për me i mbështet emocionalisht kolegët e tij Erika Grimaldi, Leonardo Caimi dhe Menan Bërveniku, u ngjit nê skenë me nji befasi”, shkroi ai.

Alarmi për bombë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. “Rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit