President i i Këshillit Europian, Charles Michel, ka uruar Bajram Begajn për marrjen e detyrës si president i ri i Shqipërisë.
Michel shprehet se hapja e negociatave ka shënuar një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Presidenti i KiE thekson se mezi presin që të ndërtojnë një të ardhme të përbashët.
“Urime për Bajram Begajn për marrjen e detyrës si President e Shqipërisë. Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët”, shkruan Michel.