-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“I. M. spiun i sigurimit”, Noka: Rama u tremb nga opozita dhe po trillon

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka reaguar pas publikimeve të fundit të Autoriteti të Dosjeve dhe qarkullimin e informacionit se Ilir Meta ka qenë spiun.

Noka është shprehur se këto janë lojëra të Edi Ramës sepse po i trembet formimit të një opozite të fortë e cila do ta rrëzojë nga pushteti.

Postimi i Nokës

“Rilindja” në panik nga fuqizimi dhe bashkimi i Opozitës shqiptare

Rama dhe Rilindja kanë rënë në panik se po shohin ditë pas dite se Opozita i ka ikur nga pengmarrja dhe i kanë ngelur veç pak pengje. Ai po shikon se PD po ringrihet fuqishëm nga lidershipi i Berishës dhe se Ilir Meta po ringre pjesën tjetër të Opozitës. Opozita e vërtetë po bëhet gati ta rrëzojë armikun e shqiptarëve të ndershëm.

Pasi nuk la gjë pa sajuar e trilluar për Sali Berishën, çka i dha efektin e kundërt, tani i është kthyer pjesës tjetër të Opozitës, me shpresë se mbase në këtë rast trilli dhe shpifja do të japin efekt.

Ilir Meta është i vetmi politikan që ka ushtruar tre prej detyrave më madhore të shtetit shqiptar, ku në secilën prej tyre është zgjedhur me mbështetjen e gjerë të socialistëve dhe Edi Ramës.

Prej vitit 1996, Ilir Meta i është nënshtruar verifikimit të figurës dhe rezulton i papërfshirë në llogari të Sigurimit të Shtetit.

Sulmi ndaj ish Presidentit Meta është një zhurmë politike e kurdisur në zyrat e sigurimsave patronazhistë të Rilindjes, të cilët bashkë me Edi Ramën po turfullojnë nga sikleti i 7 korrikut dhe ajo që i pret përpara. Atake paniku nga opozita e vërtetë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit