-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nuk ka debat para votimit”, Salianji paralajmëron protestë: Do të flasim në shesh

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit në seancën e nesërme parlamentare nuk ka përfshirë në rendin e ditës mocionin për debat të kërkuar nga grupi opozitar, i kryesuar nga Enkelejd Alibeaj.

Pas këtij vendimi ka reaguar dhe depuetit i PD-së, Ervin Salianji, i cili është shprehur se Kuvendi po kthehet në monistë dhe se pozita ka frikë nga fjala e opozitës. Ai ka shtuar se nëse nuk u jepet fjala në Kuvend ata do të flasin në shesh, duke paralajmëruar kështu një protestë të mundshme.

Regjimi kërkon ta ktheje dhe parlamentin në monist, në parlament memec që vetëm dëgjon por as nuk flet as kontrollon por vetëm çertifikon makutërinë!

Çfare e tremb qeverinë qe i heq opozitës dhe fjalën?!

Opozitës tentohet ti hiqet e drejta e fjalës që qeverisë ti rritet e drejta e plaçkitjes!

Nëse kapen institucionet, sheshet flasin!

Ti japim fund makinerisë së plaçkitjes!” ka shkruar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit