-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre vatra zjarri aktive, Boga ende nën rrezikun e flakëve

Kryesoret

Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Robert Hysenllari informon mbi situatën e zjarreve

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 11 vatra zjarri. Nga te cilat janë shuar 8 vatra zjarri dhe janë aktive 3 vatra zjarri.

U bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:

fshatin Dhores, bashkia Skrapar;

në vendin e quajtur Ligata, bashkia Elbasan;

në fshatin Sovjan, bashkia Maliq;

në fshatin Derven Kodër, bashkia Krujë;

në fshatin Saver, bashkia Lushnje;

në vendin e quajtur Berdenesh, bashkia Sarandë;

në fshatin Gumenicë, bashkia Selenicë,

ne fshatin Ndershen, bashkia Mirdite.

Per shuarjen e zjarreve gjate 24 oreve jane angazhuar kapacitetet operacionale në nivelin vendor dhe ne nivelin qendror.

Jane angazhuar 255 forca operacionale nga Sherbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forca te Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, sherbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 28 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative.

Vijojne aktive vatrat ne:

Në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe, vijojne pune forcat e Adzm dhe te bashkisë per normalizimin e situates.

Në fshatin Rehovë, bashkia Poliçan, ku me gjithë punën e forcave zjarrfikëse dhe bashkiake nuk u be e mundur fikja e saj dhe sot ne orët e para te mëngjesit ka vazhduar operacioni me mbështetjen dhe te 50 efektive te FA.

Në fshatin Goranxi, bashkia Dropull, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me barishte dhe pemë me lartësi 3-4 metra. Zjarri i ndihmuar dhe nga era mori përmasa te menjehereshme duke rrezikuar fshatrat Derviçan, Frashtan dhe Grapsh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit