Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat, bashkë me Zëvendëskryetarin e Partisë së Lirisë, Agim Nesho, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë.
“Tensionet e mbrëmshme janë tregues i qartë që Serbia s’është e interesuar të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare të firmosura në Bruksel me Kosovën dhe i bllokon ato qëllimisht dhe keqpërdor në interes të politikave destruktive dhe destabilizuese duke u fshehur pas grupeve kriminale në Veri të Kosovës.
Nxitja e tensioneve është në dëm të rajonit tonë por dhe mbarë Evropës.
Siguria e stabiliteti në rajon sot më i domosdoshëm se asnjëherë tjetër.
Kryeministri shqiptar mos bëjë lojën e strucit nga halli që i mbetet qejfi shefit të Ballkanit të hapur, të pozicionohet krah Kosovës dhe të drejtës së saj, kryeministri ynë mbylli gojën për 24 orë”, u shpreh Meta.