-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E zhdukur prej 7 ditësh, gjendet Ersida Dyrmishi, mbahej peng në një hotel

Kryesoret

Policia ka arrestuar një 36-vjeçar për peng marrjen e Ersida Dyrmishini e cila ishte shpallur në kërkim para 7 ditësh.  30-vjeçarja ishte marrë peng dhe ka deklaruar në polici se po mbahej pa dëshirën e saj në një hotel nga një person me iniciale M.M nga Lushnja në zonën e ish-kënetës në Durrës. Policia ka shoqëruar dhe ka marrë në pyetje Ersida Dyrmishin, si dhe 36-vjeçarin që e kishte marrë peng. Ky i fundit ishte dënuar edhe më parë për pengmarrje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasin M. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi M. M. i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetases E. D., duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një hotel, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.          

Shtetasja E. D. ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, shtetasi T. D. ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit