-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisari përplasi për vdekje fëmijën me skaf, reagon AMP: Po hetojmë ngjarjen

Kryesoret

Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të martë në Himarë.

AMP ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, pasi komisari Arjan Tase goditi për vdekje një fëmijë 5 vjeç.

“Pas marrjes dijeni të ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Potamit, ku shtetasi Arjan Tase, me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka goditur për vdekje një fëmijë 5 vjeç ndërsa drejtonte një mjet lundrues, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Aktualisht, shtetasi Arjan Tase ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë” thuhet në njoftimin e AMP-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit