-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali për tragjedinë në Himarë: Krim makabër

Kryesoret

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar ndaj ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një 7-vjeçare pasi u përplas nga një gomone në bregdetin e Potamit në Himarë.

Në një reagim në rrjete sociale, Spiropali thotë se vogëlushja humbi jetën nga papërgjegjshmëria e një personi i cili nga polic, u kthye në vrasës.

Ministrja i bën një apel të fortë institucioneve të drejtësisë për të kryer një hetim të shpejtë dhe të drejtë dhe të sigurohen që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

‘Ngjarja tragjike e Potamit na ka tronditur dhe lënduar të gjithëve. Një vajzë shtatë vjeçare humbi jetën e përplasur barbarisht nga një gomone.

Nesër ajo mund të ishte muzikante, shkrimtare, politikane, mjeke, apo edhe thjesht bijë e një nëne dhe prind fëmijësh. E vrau papërgjegjshmëria. E vrau dalldia. Ia preu në mes jetën krimi i dikujt që moskontrolli i vetes e shndërroi nga polic, në vrasës. Nxis një hetim të shpejtë dhe të drejtë. Hetim që jo thjesht të dënojë shkaktarin e një krimi kaq makabër, por edhe të dëshmojë se vepra të tilla kriminale do të dënohen me rreptësinë më maksimale të ligjit. Të gjitha institucionet e sigurisë duhet të ngrihen në këmbë që kjo ngjarje e rëndë të mos përsëritet kurrë dhe askund në bregdetin tonë.

Lutem per shpirtin e Saj të pafajshëm.

Ngushëllime familjes, edhe pse si nënë e dy fëmijëve të mitur e di se sot prindërit e vajzës janë të pangushëllueshëm. Dhimbja e tyre qoftë një klithmë për të gjithë ne që tragjedi të tilla të mos ndodhin kurrë më.’- shkruan Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit