Kreu i SPAK së bashku me përfaqësuesit e tjerë ka zhvilluar një takim në SHBA me përfaqësuesit e DEA-së.
Gjatë takimit janë shkëmbyer eksperienca për luftën kundër drogës dhe grupimeve kriminale.
Prej datës 2 gusht, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, së bashku me prokurorin e posaçëm, Vladimir Mara dhe Drejtoreshën e BKH, Aida Veizaj janë në vizitë zyrtare në Uashington të SHBA-së. Ata do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.