-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi ndaj policëve në Kosovë, Sveçla: Grupet ilegale serbe kanë shtënë dy herë për ti vrarë

Kryesoret

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook ka reaguar për sulmin me armë ndaj policisë në Liqenin e Ujmanit.

Ai është shprehur se grupet ilegale serbe po mbështeten publikisht nga struktura të caktuara që të pengojnë punën e policisë.

“Rreth 10 herë sot është shtënë drejt zyrtarëve të policisë kufitare derisa ata po kryenin detyrën e tyre zyrtare, kontrollën rutinore në Liqenin e Ujmanit. Grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit tonë. Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit. Për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policor për t’i penguar ose për t’i vrarë ata” , ka shkruar Sveçla.

Ndër të tjera, Sveçla thotë se për asnjë kusht nuk do të tërhiqen nga e drejta për të vënë rend të tërë territorin e Kosovës.

“Ne mbesim të angazhuar me të gjitha kapacitetet tona që t’i kryejmë detyrat tona që na obligon ligji e Kushtetuta jonë. Për asnjë kusht nuk do të tërhiqemi nga e drejta jonë, pavarësisht çdo sulmi të organizuar apo orkestruar nga kriminelë që ju pengon puna jonë në çdo cep të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit