Dy të rinj nga 28 vjeç me banim në SHBA u ndaluan në Kakavijë këtë të dielë pasi në makinën me të cilën po dilnin nga Shqipëria, kishin fshehur disa doza kanabis.
Specialistët e Narkotikëve në Policinë e Gjirokastrës i referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” për dy shtetasit, L. Sh, 28 vjeç dhe A.K, 28 vjeç me banim në SHBA.
Në Pikën Kufitare të Kakavijës, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit shërbimet e Policisë, në automjetin “Benz” me të cilin udhëtonin të dy personat e mësipërm, u gjetën dhe u sekuestruan disa doza me kanabis. dosja e tyre iu dërgua Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.