Zbardhen detaje të reja sesi 45-vjeçari i mori fëmijën bashkëshortes së tij. “Më nxirr të shoh pak vajzën”, kështu i ka thënë gruas së tij më pas është larguar bashke me fëmijën e mitur, pa thënë se ku do të shkonte, madje duke i thënë se “nuk do ta shohësh më kurrë”.
38-vjeçarja Sh.Sh ka qenë tek prindërit e saj në fshati Vjosë, ndërsa ka pasur me vete edhe fëmijën e mitur. Ndërkohë bashkëshorti i saj, me të cilin mësohet se kanë probleme, ka shkuar pranë banesës dhe ka marrë fëmijën, pa deklaruar se ku do të shkonin.
Një fakt i tillë ka sjellë dyshime tek 38 vjeçarja, e cila e ndodhur në Fier i është drejtuar policisë së këtij qyteti duke bërë edhe denoncimin për bashkëshortin e saj, banor në Fushë Krujë.









