Një 48-vjeçar banues në Fier ka rënë nga shkallët dhe është lënduar teksa ishte duke punuar në një hotel në Himarë. Mësohet se 48-vjeçari është rrëzuar në mënyre aksidentale. Ai është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.
Njoftimi i policisë: Më datë 09.08.2022, në spitalin e Vlorës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkalla, gjatë punimeve në një hotel, në Himarë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.