-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron firmos protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Kryesoret

Presidenti francez Emmanuel Macron firmosi dekretin që ratifikon protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, i miratuar nga parlamenti i vendit më 2 gusht.

“Zgjedhja sovrane e Finlandës dhe Suedisë, dy partnerëve europianë, do të mundojë përforcimin e sigurisë së tyre përballë kërcënimit permanent pranë tyre dhe do të japë një kontribut domethënës sigurinë e Europës për shkak të kapaciteteve të tyre”, u shpreh Macron.

Pak ditë më parë, edhe presidenti amerikan Joe Biden firmosi protokollin për anëtarësimin e dy vendeve europiane në NATO.

Më herët gjatë vitit, Turqia kundërshtoi anëtarësimin e dy vendeve dhe kërcënoi me veto, pasi sipas saj në Suedi dhe Finlandë strehoheshin shumë individë të cilët Ankaraja zyrtare i ka përfshirë në listën e terroristëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit