-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj nuk pranon t’i shkojë në zyrë LDK-së

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj gjatë vizitës së tij në Kosovës nuk do të zhvillojë një takim në LDK-në.

Ai ka ftuar Lumir Abdixhikun kreun e partisë, por ka refuzuar që të shkojë në zyrën e partisë.

Abdixhiku ka refuzuar krejtësisht kërkesën e presidentit shqiptar.

“Kemi vendos mos me u taku pas asaj kërkese. Takimi me presidentin e mëparshëm Meta ka ndodh në zyret tona, e edhe me liderët e tjerë të Shqipërisë.” na tha burimi për gazetën Nacionale.

Për më tepër, kërkesa e Begajt besohet se do të çojë edhe në një refuzim të plotë të takimit me presidentin Begaj.

Ish presidenti Meta disa ditë para se të dorëzonte mandatin ishte po ashtu për vizitë zyrtare në Kosovë, ku përveç krerëve institucionalë u takua edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pikërisht në zyrat e kësaj partie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit