-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensione? KFOR shton ushtarët në veri: Gati nëse ka nevojë

Kryesoret

Pas tensioneve të fundit në veri, KFOR-i ka rritur praninë e tij në vendkalimet Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe aktivitetet patrulluese në zonë.

Këto masa janë marrë për t’i mundësuar KFOR-it t’u përgjigjet shpejt të gjitha sfidave të sigurisë, kanë thënë për mediumin Kosovo Online Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KFOR-it.

“Dëshirojmë t’i sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme”, shtohet në përgjigje në lidhje me praninë e shtuar të KFOR-it në vendkalimin Jarinjë dhe Bërnjak.

Aty po ashtu potencohet mandati i Misionit të KFOR-it, i cili buron nga Rezoluta 1244 e OKB-së e vitit 1999, është që të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Pikërisht në kuadër të tensioneve të fundit, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të ketë sot takime të ndara në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Rreth këtyre tensioneve kishte reaguar edhe vetë Stoltenbergu, i cili kishte kërkuar që problemet të zgjidhen përmes dialogut dhe po ashtu kishte deklaruar se NATO-ja është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit