Atentati me dy persona të vdekur dhe një të plagosur ka bërë që të bllokohet autostrada Fier-Vlorës. Ngjarja ndodhi në mbikalimin e Panajës kur ndaj një automjeti në ecje u qëllua me breshëri armësh, ndërsa më pas makina doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.
Si pasojë e ngjarjes është bllokuar autostrada Fier-Vlorë, duke krijuar një trafik të rënduar.
Pak minuta pas ngjarjes, një automjet u gjet i djegur në fshatin Frakull të Fierit.