Rreth 15 persona janë shoqëruar nga Policia e Vlorës nën cilësinë e personave të dyshuar dhe që mund të ndihmojnë hetuesit për zbardhjen e vrasjes së Shpati Lenës dhe Hakim Xhezos.
Grupi hetimor në Vlorë ka në dorë pamjet e kamerave të sigurisë në autostradë që kanë fiksuar makinën tip “BMW” që përdori grupi i vrasësve për të eliminuar dy personat.
Në makinë dyshohet se ishin katër persona, shoferi dhe tre vrasësit që qëlluan me tre kallashnikovë në drejtim të makinës në shënjestër duke eliminuar në vend Lenën dhe Xhezon.
Geno (Shpati) Lena 37 vjeç dhe Hakim Xhezo 34 vjeç do të përcillen sot për në banesën e fundit.
Pista kryesore e hetimit lidhet me një hasmëri të vjetër, tre vite më parë, ku vëllai i Xhezos vrau një biznesmen në plazhin e vjetër pas sherrit për një kalë.
I përfshirë ishte edhe Lena, por që qëndroi vetëm tre ditë në burg.