-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në Potam, makina përplas të miturën

Kryesoret

Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në Potam në Himarë. Një 12-vjeçar është plagosur nga një makinë tip Benz.

Policia ka njoftuar se vajza është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital. Ata kanë bërë të mundur shoqërimin për të komisariat të drejtuesit 39-vjeçar.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:00, në lagjen “Potam”, Himarë, shtetasi E. Rr., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një fëmijë 12 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksidenti në Korçë

Një tjetër aksident u regjistrua ditën e djeshme ku një tjetër fëmijë u plagos teksa po udhëtonte me babin e tij.

Dy persona, njëri i mitur, janë lënduar gjatë një aksidenti në Korçë, mesditën e të dielës. Aksidenti ndodhi në rrugën Korçë-Pogradec, ku dy makina, njëra me drejtues G.B. dhe tjetra me shofer L.M. u përplasën, e si pasojë u dëmtua G.B. së bashku me djalin e tij të mitur në mjet.

Drejtuesi dhe i bir janë dërguar në spitalin e Pogradecit ku po trajtohen nga mjekët. Ndërkohë, policia po heton drejtuesin tjetër,” ka njoftuar policia.

Aksidenti në Orikum

Po ashtu gjatë fundjavës në Orikum makina përplasi një të mitur. Një 8-vjeçar u aksidentua rëndë nga një 27-vjeçar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Orikum, duke drejtuar automjetin, aksidentoi një fëmijë 8 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin mjeksësor,” njoftoi policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit