-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U qëllua në dyqanin e fruta-perimeve në Laç, policia shoqëron 3 persona në rajon

Kryesoret

Besim Elezi 61 vjeç, ka mbetur i plagosur pak pas mesnate në dyqanin e tij të fruta-perimeve në Laç.

Elezi është qëlluar teksa po mbyllte dyanin.

Policia me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se ka shoqëruar 3 persona në rajon, mes tyre edhe autorin e dyshuar të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 00:25, gjatë kohës që shtetasi B. Z. 60 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, ka qenë në biznesin e tij (dyqan fruta-perimesh) që ndodhet në anë të rrugës, në autostradën Laç – Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

Për pasojë, shtetasi B. Z. ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe vlerësuar çdo informacion, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 3 persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

Për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e personave të shoqëruar, për shkak të vijimit të hetimeve dhe ruajtjes së sekretit hetimor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit