Me një lëvizje të fortë dhe surprizë, SPAK ka nisur një hetim për ish-Presidentin Ilir Meta. Prokuroria njoftoi sot se ka kërkuar zyrtarisht në KQZ formularin e vetëdeklarimit të kreut të Partisë së Lirisë.
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar po kryen hetime në funksion të procedimit penal nr. 122 të vitit 2022.
Për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal kërkojmë kopje të formularit të vetëdeklarimit.
Në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” të dorëzuar nga ish-Deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Metaj (Meta)”.
Kjo është kërkesa e firmosur nga Arben Kraja.
Por për çfarë po hetohet Ilir Meta?
SPAK deklaron se hetimi nisi pas padisë nga ish-deputeti Halit Valteri për lobim në SHBA nisur nga një shkrim në një gazetë austriake.
“Nisur nga interesimi i shumë gazetarëve pranë SPAK, lidhur me një kërkesë që spak i ka drejtuar KQZ.
Sqarojmë se kërkesa është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të Halit Valterit.
Nuk kemi ndonjë informacion tjetër për të dhënë. Hetimet vazhdojnë” deklaron SPAK.
KALLËZIMI PENAL
KALLËZUES: Halit Xhezar Valteri, lindur më datë 21.05.1991 në Fier dhe banues në Tiranë.
KUNDËR:
1. Z. Ilir Meta -President i Republikës së Shqipërisë,
2. Znj.Monika Kryemadhi – Deputete e Kuvendit të Shqipërisë
3. Z.Vangjel Tavo – Ish Deputet i Kuvendit të Shqipërisë,
4. Z.Iraklis T. Fidetzis – Administrator ikompanisëDorelita Limited me selinë Qipro.
BAZA LIGJORE:Kodi i Procedurës Penale të RSH: Nenet 25, 75/a, 149, 150, 151, 152, 153 deri 165, 228, 229, 244, 277, 279/a, 280, 281, 283, 287, 304, 331, 390.
Kodi Penal i RSH: Nenet 25, 164/a, 164/b, 180, 181, 248,257/a, 259, 287.
DREJTUAR: Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar