-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca i bën thirrje Kosovës: Diskutoni me frymë kompromisi

Kryesoret

Një prej shteteve më të rëndësishme në BE, Franca ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Macron theksoi se marrëveshja duhet të zbatohet nga të dyja palët.

Faktori ndërkombëtar ka disa ditë që po bën përpjekje për të gjetur një ujdi në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë për punën e targave dhe dokumenteve për hyrje-dalje.

Në kërkim të një zgjidhjeje për këto dy çështje, në Prishtinë po qëndrojnë dy emisarët, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak, të cilët do të vazhdojnë sot drejt Beogradit për takime me palën serbe.

Diskutime në frymë kompromisi dhe zbatimit të marrëveshjeve që tashmë janë arritur po kërkon edhe Parisi zyrtar.

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës kanë thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë në nxitjen e tensioneve.

“Ne iu bëjmë thirrje dy palëve që të vazhdojnë diskutimet e tyre në ditët në vijim në frymën e kompromisit, të zbatojnë marrëveshjet që tashmë janë arritur dhe të përmbahen nga marrja e çdo mase të njëanshme që mund të nxisë tensionet”, kanë thënë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Francës.

Nga Parisi thonë se mbështesin plotësisht përpjekjet për ndërmjetësim të BE-së, përpjekje që “duhet të lehtësojë progresin drejt një marrëveshje finale.

Duke parë një zhvillim të tillë, ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, me urgjencë kishte shkuar në një takim me krerët e shtetit dhe kishte kërkuar që një vendim i tillë të shtyhej për një muaj.

Tensionimi i situatës kishte nxitur Josep Borellin dhe Miroslav Lajçakun të ftonin me urgjencë një takim të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq, që u caktua të mbahej më 18 gusht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit