-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-“Jeni të burgosur”, nipi i “Mandelës” së Elbasanit i buzëqeshur pas hekurave

Kryesoret

Horgito Peqini së bashku me Klaudio Sallufi janë lënë në arrest me burg për vrasjen e Madrit Ulqinakut në Elbasan.

Peqini u fotografua brenda kafazit të gjykatës i buzëqeshur. Ndërsa Sallufi ka qëndruar i heshtur. Është vënë re mungesa e familjarëve të dy të pandehurve. Pajtime Fetahu është gjyqtarja që vendosi për dy të pandehurit. Ata u akuzuan për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Kush është Horgito Peqini?

Horgito Peqinin është nip-i i Eduart Peqinit, i njohur ndryshe si “Mandela” i Elbasanit, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të krimeve që ka kryer në vitin 1997-të.

Ai nuk ishte person me precedent penalë të mëparshëm. Kohët e fundit jetonte mes Italisë dhe Elbasanit. Ngjarja ishte një konflikt i çastit.

Vrasja e Ulqinakut

Ngjarja ka ndodhur në një zonë shumë të frekuentuar të qytetit, pranë stadiumit dhe ishte ende e populluara. Sipas organeve të policisë, dy të rinjtë nuk njiheshin paraprakisht, dhe përplasja mund të ketë nisur për motive banale.

Ulqinaku, babai i dy fëmijëve, ishte pa precedent penal dhe po vinte nga zona e stadiumit. Ai po hynte në mjetin që rezulton i marrë me qira nga ai. Në atë moment, autori i krimit, e ka qëlluar atë në kokë me pistoletë, sapo Ulqinaku ka hapur derën e mjetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit