16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Specialja refuzon kërkesën e mbrojtjes për materialet dëshmuese, të ish-krerëve të UÇK-së

Kryesoret

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve për riklasifikimin e materialit dëshmues në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në vendim të gjykatës thuhet se mbrojtja e Veselit, mbrojtja e Thaçit dhe mbrojtja e Krasniqit parashtrojnë se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), pa dhënë arsye.

Në anën tjetër, thuhet se ZPS përgjigjet se Mbrojtja e keqkupton qëllimin e parimit të publicitetit të procedurave dhe se në fazën aktuale paraprake të procedurës.

Vendimi thotë se në fillim gjyqtari i procedurës paraprake kujton se, në përputhje me rregullin 83(1) të Rregullores, çdo procesverbal jopublik i procedurës dhe provave do të tregojë arsyet për një klasifikim të tillë dhe nëse dhe kur mund të riklasifikohet.

Sipas vendimit, për një pjesë të konsiderueshme të materialit dëshmues të zbuluar, në veçanti materialet e lidhura me dëshmitarët (deklaratat e marra nga ZPS dhe institucionet e tjera, si dhe materialet e lidhura me ato deklarata).

Vendimi thotë se  një material i tillë ruan klasifikimin e tij deri në momentin kur masat mbrojtëse të urdhëruara gjyqësore do të hiqen, ose siç urdhërohet ndryshe nga një panel.

Ndërkaq, thuhet se për sa i përket materialit që është i disponueshëm publikisht, gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se, pavarësisht nga disponueshmëria e tij publike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit