-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati në Shkodër, “shënjestra” qëllohet me 19 plumba, hesape të vjetra dalin në dritë

Kryesoret

Disa detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur ditën e djeshme në Shkodër.

Alban Bruçi, ndaj të cilit u qëllua me automatik, ka dhënë deklaratën e tij në polici. Bruçi është shprehur se ishin dy persona me motoçikletë që e qëlluan.

Ai është shprehur se e ka të vështirë ti identifiko dhe se nuk e ka idenë si kush mund të jenë. Bruçi ka shtuar se pasi është qëlluar drejt ti ai ka vazhduar rrugë me makinën e tij tip Audi dhe ka shkuar direkt në polici për të dëshmuar.

I riu, 25-vjeçar është qëlluar me 19 plumba teksa ndodhej brenda automjetit të tij, por asnjë prej plumbave nuk e ka kapur duke mos u plagosur.

Si ndodhi ngjarja?

Persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të një automjeti në lagjen Rus të qytetit.

Bëhet fjalë për një makinë tip Audi A3. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se nuk ka pasur persona të lënduar.

Bruci, drejtuesi i automjetit ka qenë duke shkuar në banesën e tij kur u qëllua. Deri më tani policia nuk ka arritur që të identifikojë autorët. Shkak i atentati ajo dyshon se është një ngjarje e vjetër ku Bruçi ka qëlluar me armë një person. Ngjarje kjo e ndodhur në 2014 pranë teatër “Migjenit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit