-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A u dorëzua Vis Martinaj si “cjapi te kasapi”?

Kryesoret

16 ditë dhe asnjë gjurmë. Ervis Martinaj një person i njohur i botës së krimit, biznesmen bastesh ka qenë kryefjala e ditëve të fundit.

Prej datës 10 gusht familja e denoncoi të zhdukur. Tre ditë më parë u arrestua agjenti i policisë Jeton Lami, i cili akuzohet se e ndihmoi për arratisjen.

Ai e transportonte në Tiranë, Durrës, Laç, etj me makinë për të shmangur postblloqet e policisë. Herën e fundit kamerat e kapën në Tiranë në 7 gusht.

Të nesërmen humbi kontaktet me familjen dhe dy ditë më pas u denoncua i zhdukur.

Dyshimet janë dy; ose është zhdukur për të humbur gjurmët duke inskenuar gjithçka ose është gjetur dhe eliminuar nga rivalët.

Deri tani agjenti që u arrestua ka heshtur për lëvizjet e fundit të Martinajt. Por pyetja që shtrohet është nëse Ervis Martinaj mund të jetë tradhtuar nga të vetët duke u dorëzuar te rivalët? Vështirë të besohet.

Por duke qenë se misteri vazhdon, asgjë nuk përjashtohet. Të kërcënuar apo “mbuluar” me lekë, ndoshta edhe njerëzit e tij mund ta kenë shitur.

Deri tani policia nuk ka sqaruar nëse e ka identifikuar vajzën që është kapur nga kamerat në hotel me Martinaj.

Njerëzit që dinin lëvizjet e tij ishin të paktë për shkak të frikës së dekonspirimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit